Maliqi për unazën e Prishtinës: Niveli qendror ia ka borxh një projekt të tillë kryeqytetit

by Nexhat

Analisti Agon Maliqi ka thënë se niveli qendror ia ka borxh kryeqytetit një projekt të përmasave të mëdha, siç është ai i unazës së jashtme të kryqytetit.

Sipas Maliqit, deputetët e Prishtinës në Kuvend, pa dallim partie, do të duhej të ishin më të zëshmit për këtë projekt, siç ka thënë, “nëse duan të kenë fytyrë të kërkojnë votë herave tjera”.

banner

Maliqi ka thënë se ky projekt do ta çlironte Prishtinën prej trafikut, ndotjes dhe kaosit urban.

“Nuk i njoh detajet për projektin e unazës së Prishtinës, por niveli qëndror ia ka kryeqytetit borxh një projekt të tillë të përmasave të mëdha që kish me e çliru prej makthit të trafikut, ndotjes dhe kaosit urban. Zona metropolitane e Prishtinës është kontribuesi bindshëm më i madh i taksave në buxhetin qëndror dhe nuk i kthehet aq sa i takon. Prishtina gjithashtu e ka barrën infrastrukturore për shumë shërbime të nivelit qëndror (me rezultat kaosin e lartpërmendur). Deputetët e Prishtinës në Kuvend (prej cilësdo parti) do të duhej të ishin më të zëshmit për këtë punën e unazës nëse duan të kenë fytyrë të kërkojnë votë herëve të tjera”, ka shkruar Maliqi

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy