Osmani takon komandantin në ardhje të KFOR-it, Ulutas – e njofton për strukturat ilegale të dirigjuara nga Serbia

by Nexhat

Në prag të marrjes së detyrës së komandantit të ri të KFOR-it, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar gjeneralmajor Ozkan Ulutas, shoqëruar nga komandanti aktual, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Presidentja Osmani shprehu besimin e plotë në bashkëpunimin e ngushtë me gjeneral Ulutas gjatë udhëheqjes së tij të KFOR-it në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon.

banner

Po ashtu, gjatë takimit Osmani ka theksuar nevojën për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, në funksion të menaxhimit efektiv të sfidave të mjedisit të sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Ajo e njoftoi komandantin në ardhje të KFOR-it për këto sfida të sigurisë, të cilat në veri të vendit shkaktohen për shkak të strukturave ilegale të dirigjuara nga Serbia, të cilat poashtu kanë udhëhequr sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 29 maj si dhe sulmet e njëpasnjëshme ndaj policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy