Procesi i Berlinit/ Ministri grek nesër në Tiranë, do të vizitojë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin (Agjenda)

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, Yannis Oikonomou do të takojë ditën e nesërme kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin i cili ndodhet në burg pasi akuzohet për vjedhje votash.

Yannis Oikonomou do të udhëtojë drejt vendit tonë, për të marrë pjesë në Konferencën e organizuar në kuadër të Procesit të Berlinit.

banner

Mediat greke kanë publikuar edhe agjendën e ministrit grek;

Agjenda e Yannis Oikonomou;

-10:20 Takim me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Z. Taulant Balla

-12:30 Takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastasio

-14:00-18:00 Konferenca Ndërministrore

Seksionet e konferencës janë si më poshtë:

-Menaxhimi i integruar i kufijve në Ballkanin Perëndimor

-Bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar

-Bashkëpunimi kibernetik në Ballkanin Perëndimor

-Takim në burg me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy