Rindërtohet objekti i shkollës së vetme shqipe në Rozhajë

by Nexhat

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka hapur shkollën e vetme në Rozhajë e cila mban mësim në gjuhën shqipe.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj shkolle pas rindërtimit, Abazoviq mori pjesë bashkë me ministrin malazez të Arsimit, Miomir Vojinoviq, deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të zi, Nikollë Camaj, veprimtari shqiptar i kësaj treve Ali Daci, si dhe stafi i i mwsimdhënësve të kësaj shkolle se bashku më nxënësit

“Së bashku me ministrin e Arsimit #MiomirVojinoviq dhe ministrin e Administratës Publike #MarashDukaj po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri”, bën të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook,

Punimet për rindërtimin e këtij objekti shkollor kapin vlerën e rreth 250 mijë  eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimin 23 nxënës.

Kjo shkollë kishte pësuar dëme të mëdha nga zjarri, sic shihet edhe në një fotografi të shpërndarë nga deputeti Nikollë Camaj

Nikollë Camaj dhe Ali Daci

/Infiormim.net

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy