Sarrazin për raundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë: Nuk ka entuziazëm të madh

by Nexhat

Deputeti i Parlamentit Evropian dhe i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha në prag të raundit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, ku do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, se nuk ka “entuziazëm të madh”, por se duhet të jemi optimist se do të bëhet një hap i vogël përpara në drejtim të zgjidhjes së çështjeve aktuale.

Sarrazin tha për Newsnight në N1 se mezi ka pritur të ketë sërish takime të nivelit më të lartë.

banner

“Nuk ka entuziazëm të madh se do të ndodhë një përparim i madh, bëhet fjalë për hapa konkretë rreth deeskalimit në veri të Kosovës, për të hapur derën dhe për të filluar në një rrugë pozitive. Duhen lajme të mira në rajon”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë mund të arrihet pas një raundi të dialogut, zyrtari evropian thotë se plani i deeskalimit të BE-së është që të dyja palët të shkojnë drejt tërheqjes së forcave policore, zgjedhjeve për kryetarë të rinj në katër komuna në veri të Kosovës.

Ata kryetarë komunash, siç theksoi ai, duhet t’i shërbejnë qytetarëve të thjeshtë.

“Ne do të shohim se sa larg mund të shkojmë, por është e rëndësishme të fillojmë të punojmë përsëri për të”, tha Sarrazin, duke theksuar se si diplomat ai duhet të jetë optimist ndonjëherë.

Duhet të përpiqemi të jemi optimistë, të nisemi nga fakti se nesër do të bëhet një hap i vogël në drejtim të zgjidhjes së çështjes, thekson ai.

Zgjidhjen e dialogut ai e sheh vetëm përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshjes së Ohrit.

“Mendoj se është e qartë se bashkësia ndërkombëtare pret që pala kosovare të ecë përpara dhe se Asociacioni do të krijohet siç është rënë dakord, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, theksoi Sarrazin.

“Presioni politik për të arritur de-përshkallëzimin është shumë i lartë, të dyja palët duhet të dëshmojnë se do të japin diçka,” tha ai.

Sipas tij, absolutisht më e rëndësishme është që jeta në veri të Kosovës të normalizohet, të përfundojë frika se do të ketë dhunë, njerëzit e zakonshëm t’i kthehen jetës normale, veçanërisht në katër komunat me shumicë serbe.

Ndryshe, Shërbimi Evropian për Politikë të Jashtme ka njoftuar se nesër (e enjte) nga ora 09:00 do të nis raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku do të marrin pjesë Kurti dhe Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy