Vaksinat e reja Pfizer-BioNTech dhe Moderna do të jenë të disponueshme që në fillim të kësaj jave
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka rekomanduar vaksinimin kundër Covid-19 me një vaksinë të përditësuar për të gjithë njerëzit mbi 6 muajsh që nuk kanë marrë një vaksinë kundër Covid në dy muajt e fundit.
Vaksinat e reja Pfizer-BioNTech dhe Moderna do të jenë të disponueshme që në fillim të kësaj jave.
“Vaksinimi mbetet mbrojtja më e mirë kundër shtrimit në spital dhe vdekjes në lidhje me Covid-19. Vaksinimi gjithashtu redukton mundësinë e vuajtjes së efekteve të Covid-it të gjatë”, shpjegon CDC në faqen e saj të internetit e cila na kujton se “marrja e një vaksine të përditësuar mund të rivendosë mbrojtjen dhe ofrojë mbrojtje të përmirësuar kundër varianteve aktualisht përgjegjëse për shumicën e infeksioneve”.
Siguria e vaksinave është konfirmuar gjithashtu: “Deri më sot, qindra milionë njerëz kanë marrë një vaksinë kundër Covid-19 në mënyrë të sigurtë falë monitorimit më intensiv të sigurisë në historinë e Shteteve të Bashkuara”, thonë ata.