Taylor Swift dominon MTV Awards 2023 me 9 çmime, nuk munguan as emrat shqiptarë

by informim

Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka kryesuar në nominimet e këtij viti në MTV Video Music Awards 2023.

33-vjeçarja ka rrëmbyer plot 9 çmime që përfshijnë: “Videon e Vitit”, “Këngën e Vitit”, “Muzikën Pop më të mirë”, “Regjinë më të mirë”, “Kinematografinë më të mirë” dhe “Efektet Vizuale më të Mira”, të gjitha për këngën “Anti-Hero”.

banner

 Artistja fitoi në çdo kategori ku u nominua, duke u bërë këngëtarja e parë që fitoi videon e vitit dy herë radhazi dhe duke zgjeruar rekordin e saj.

 “Më pëlqen të bëj muzikë pop, më pëlqen të bëj video muzikore pop, më pëlqen gjithashtu të bën country. Më pëlqen të bën zhanre të ndryshme dhe e vetmja arsye që më lejohet ta bëj këtë  sepse ju fansat më dhatë mundësinë për ta bërë këtë”, shprehet Taylor Swift.

Po ashtu Beyonce, Doja Cat, Karol G, Niki Minaj dhe Shakira iu bashkuan Swift-it si të përzgjedhurat për artistin e vitit, duke shënuar herën e parë që nga prezantimi i kategorisë në vitin 2017 që të gjithë kandidaturat për artistët e vitit janë vajza.https://zeri.info/inarticle.html

 Mbrëmjes së muzikës iu bashkuan emrat më në zë si Demi Lovato, Sam Smith,  Nicky Minaj, Miley Cyrus etj. Ajo që ra sërish në sy ishte energjia e këngëtares latine Shakira, e cila performoi një kolazh hitesh të gjithë karrierës së saj.

 Por edhe këtë vit në kompeticionin më të madh të muzikës në Shtetet e Bashkuara nuk munguan as emrat shqiptarë. Rita Ora, e cila shkëlqeu në tapetin e kuq, ishte mes prezantuesve të këtij organizimi. Ndërkohë, Dua Lipa u nominua në dy kategori, së bashku me Bebe Rexhën.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy