Herolind Shala është bërë me skuadër të re, duke u rikthyer në futbollin turk.
Mesfushori kosovar qëndroi për dy vite te skuadra turke Erzurumspor, por që u largua në qershor të këtij viti.
Përkundër se ishte në bisedime me disa klube të tjera, ai nuk arriti marrëveshje dhe ka vendosur të rikthehet sërish në Eruzurum.
https://twitter.com/Erzurumspor/status/1701657050223161597?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1701657050223161597%7Ctwgr%5E09af4392eaab3d375b85b10e6aa6bcf2ebb3b7ee%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtare-herolind-shala-rikthehet-ne-futbollin-turk%2F
Në fakt klubi turk ka këmbëngulur për rikthimin e tij që nga muaji qershor, por vetëm tani e kanë bindur atë.
Shala është prezantuar tani te skuadra turke dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare.
Ndeshjen e parë me fanellën e Erzurumit për sezonin e ri Shala pritet ta zhvilloj në fundjavë ndaj Altay.