Bërnabiqi për takimin në Bruksel: S’jam optimiste, por do të doja të arrihet një marrëveshje

by informim

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, thotë se nuk është optimiste se do të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës sot në Bruksel.

Bërnabiqi potencoi se do të dëshironte të arrihet një ujdi, sepse Serbia ka nevojë për paqe dhe stabilitet për të vazhduar rritjen dhe zhvillimin e saj, por sipas saj Kurti nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

banner

“Unë nuk jam optimist në kontekstin e asaj që po flisnim. Ju mund të shihni se në vend po përpiqen të dobësojnë pozitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë në momente kaq të vështira. Në momentin kur presidenti duhet të fokusohet në mbrojtjen e interesave të Serbisë, ata (opozita) po flasin marrëzi për Parisin dhe nëse presidenti ka ngrënë apo jo, gjë që është e pakuptimtë dhe tregon papërgjegjshmërinë e tyre”, tha Bërnabiqi në TV Pink.

Ajo theksoi se presidenti serb ka mjaft fokus dhe stabilitet emocional për t’i lënë të gjitha këto pas dhe për të mbrojtur sot në mënyrën më të mirë interesat e shtetit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy