Borrell fajëson të dyja palët, u ka propozuar se si ato duhet ta implementojnë marrëveshjen

by Nexhat

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka fajësuar të dyja palët për mosnisjen e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel e Ohër.

Ai tha se palëve iu ka ofruar një propozim që njëra palë të fillojë të zbatojë një pikë të marrëveshjes dhe tjetra ta pasojë.

banner

“Një proces që do të lejojë që të shkohet paralelisht. Kjo është kompromisi më i mirë që mund të ofrojmë. Ti duhet të bësh diçka për të marrë diçka”, tha Borrell.

Ai tha se për këtë ka mbështetje edhe nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në.

“Këtë kohë u fokusuam në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që është çelësi për ta çuar përpara procesin e normalizimit. Ka kaluar një vit që kur kemi filluar diskutimet dhe 6 muaj që kur u takuam në Ohër për ta finalizuar. Muaj më vonë, asgjë s’ka ndodhur. Kemi prapë në cikël tensionesh dhe eskalimi”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy