Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka reaguar pas takimit që u mbajt në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.Çitaku tha se barrën e dështimit të këtij procesi do ta paguajë Kosova.
“A duan të hyjnë ata në BE a jo?, është zgjedhje e tyre. Ne duhet të brengosemi për të ardhmen evropiane të vendit tonë”, shtoi Çitaku.
Ajo theksoi se Serbia është e njëjta, si në Rambuje, Vjenë e edhe tash në Bruksel.
“Ju në Ohër e keni pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke, e në qendër jo vetëm asociacionin, por edhe potencialisht autonominë politike. E sa për njohje de facto, ai realitet ekziston shumë kohë para jush”, theksoi e dyta e PDK-së.
“Arroganca e frazeologjia boshe e populliste nuk pinë ujë as në Bruksel e as në Washington”, tha ajo.