Çollaku: Kurti sot në Bruksel arriti fitore personale në kurriz të Kosovës

by Nexhat

Ish-ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti në takimin që pati sot me presidentin e Serbisë në Bruksel, ka arritur një fitore të tij personale dhe të partisë të tij në pushtet, në kurriz të Kosovës.

Kjo sipas Çollakut ndodhi për shkak se Kurti e ka zvarritur dhe e zhytur më thellë në hendek mundësinë e fillimit të zbatimit të marrëveshjes të cilën tashmë ai e ka pranuar.

banner

“Mirëpo e gjithë kjo po bëhet në kurriz të Kosovës, sepse në vend se të diskutohet në Bashkimin Evropian për heqje të sanksioneve, apo masave ndëshkuese që janë në fuqi, tani mbase mund të ketë diskutime tjera për marrjen e masave shtesë kundër Kosovës. Dhe kjo është për keqardhje, sepse Kosova përsëri po mbetet fajtore për stagnim në këtë proces”, deklaroi  Çollaku në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy