Reperi i njohur Feronit Shabani-Fero, javë më parë ka njoftuar për largimin nga muzika për shkak të përkushtimit të tij ndaj fesë islame.
Ky lajm nxiti shumë interesim për veprimet e tij të mëvonshme dhe rreth këtij vendimi e më shumë reagime pati kur ditë më parë ai njoftoi se ka ndërruar emrin nga Feronit në Khattabi”.

Një detaj tjetër që publiku interesohet është raporti me ish-gruan e tij Arbenita Ismajli, për të cilën ai ka thënë se ka respekt pasi kanë një vazjë në mes, por se për veprimet e saj nuk ka asnjë lidhje.
“Jam mysliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajze, por sot jam mysliman dhe nuk kam lidhje me te. Ajo zgjodhi jetën e saj”, ka shkruar ai në një postim në Instagram.
