Gorani: Asociacion do të ketë, Kosova kërkon të jetë në fund, Serbia e ndërkombëtarët në fillim

by Nexhat

Dukagjin Gorani, gazetar, ka komentuar në Pressing të T7, takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se çështja dalluese në mes Kurtit dhe bashkësisë ndërkombëtare e Beogradit është çështje interpretuese.

banner

AI thotë se Kurti është pajtuar me Asociacionin, por interpretimi i tij është që të implementohet në fund.

Ndërkaq, Beogradi, por sipas Goranit edhe bashkësisë ndërkombëtare është që implementimi i marrëveshjes të nis me Asociacionin.

”Kryeministri Kurti me gjasë po mendon që bëhet fjalë për interpretim të gabueshëm të marrëveshjes bazike nga ana e Brukselit dhe Beogradit dhe po mendon se interpretimi i tij është i duhur”.

”Përmbajtja e marrëveshjes mbetet e pranueshme për të gjitha palët, Asociacion do të ketë. Çështja e interpretimit të Qeverisë së Kosovës është që Asociacioni të jetë diku kah fundi, ndërkaq interpretimi i Beogradit me gjasë edhe bashkësisë ndërkombëtare kërkojnë që Asociacioni të jetë fillimi i implementimit të marrëveshjes bazike“, ka thënë Gorani.

Po ashtu, ai ka deklaruar se sjellja e Kurtit është lokale dhe elektorale, sipas tij Asociacioni nuk do të implementohet pasi Qeveria kalkulon në elektorat.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy