Hoxhaj: Kurti nuk i beson vetes në dialog

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk i beson vetes në dialogun me Serbinë.

Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, pas takimit të nivelit të lartë politik në Bruksel, Hoxhaj e ka akuzuar Kurtin për mosnjohje të temës së dialogut dhe mungesë së vizionit në negociata.

banner

“Z.Kurti nuk e njeh temën e dialog, nuk ka vizion për dialog, është duke dështuar çdo ditë. Z.Kurti nuk i beson dialogut si proces që mund të arrijë qëllimin final. Një situatë ironike në të cilën qëndron Kosova është se një pjesë e qytetarëve i besojnë z.Kurti që mund ta përfaqësojë Kosovën në dialog, por z.Kurti nuk i beson vetes në dialog”, ka thënë ai.

Sipas ish-ministrit të Punëve të Jashtme, sjellja e Kurtit është e papërgjegjshme dhe dëmi për Kosovën në tavolinën e bisedimeve në Bruksel ka pasoja.

“Nuk mbaj mend në këto 30 vjet të Kosovës si kauzë, si ide e lirisë dhe si shtet sovran e i pavarur, që ne kemi pasur një situatë ku partnerët ndërkombëtarë me atë gjuhë, me atë precizitet ia hedhin fajin Kosovës dhe me thënë të drejtën është një sjellje e papërgjegjshme dhe e papjekur. Nuk e di se çfarë do kryeministri Albin Kurti si kryeministër, se cilat janë qëllimet dhe pritjet e tij në dialog”, ka shtuar ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy