Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka përdorur si zakonisht faqen e tij të Fb për të ndarë një lajm që e ka bërë jashtëzakonisht te lumtur. Bëhet fjalë per inaugurimin e objektit të ri të çerdhes në Dardani.

Sipas kryetari Gjini, Gjakova është komuna me përqindjen më të madhe të fëmijëve të sistemuar në çerdhe publike gje qe e ben ate te ndjehet jashtëzakonisht i lumtur.
“Çerdhja në Dardani e cila është ndërtuar nga buxheti komunal në vlerë prej 230 mijë Euro, është çerdhja e katërt e ndërtuar në 2-3 vitet e fundit dhe shumë shpejtë do të shtohet edhe një tjetër ne Rogovë për të vazhduar më tej edhe në lokacione tjera”, shkruan ndër të tjera Gjini.