Karrigia e Kim Jong-un u pastrua disa herë dhe u testua për rrezatim para takimit me Putinin

by informim

Presidenti rus, Vladimir Putin u takua me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Një detaj që bie në sy mes pamjeve ishte përgatitja e vendeve ku do të uleshin drejtuesit.
Karrigia ku do të ulet Kim Jong-un është kontrolluar dhjetëra herë pasi dyshohej se mund të plasaritej shkaku i peshës së liderit të shtetit aziatik.

banner

Megjithatë, mediat kanë publikuar video teksa disa persona fshijnë karrigen ku do të ulet presidenti koreano-verior dhe më pas u testua për rrezatim kimik para takimit me Putinin.

https://twitter.com/i/status/1701976528274493921

Sipas deklaratës së bërë nga Kremlini, Putin dhe Kim u takuan në Kozmodromin Vostonchny në rajonin Amur të Rusisë.

“Më vjen shumë mirë që ju shoh. Këto ngjarje të rëndësishme janë 75-vjetori i themelimit të Republikës, 70 vjetori i Luftës së Madhe për Pavarësi dhe 75 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike”, tha Putin.

Ndryshe, Kim erdhi në zonën ku ndodhet Kozmodromi Vostochniy me një tren special. Pas vizitës në bazën hapësinore, liderët e dy vendeve zhvilluan bisedime me pjesëmarrjen e delegacioneve të tyre shoqëruese.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy