Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit, kjo fotografi po komentohet më së shumti

by Nexhat

Bashkimi Europian ka nxjerrë pamjet në nisje të takimit trilateral mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, si dhe dy ndërmjetësve europianë, kryediplomatit Josep Borrell dhe emisarit Miroslav Lajçak.

Në takimin e parë pas më shumë se katër muajsh, Kurti dhe Vuçiq patën një shkëmbim shikimesh për disa sekonda, që edhe u komentua si pamje që tregon mbi raportin mes dy udhëheqësve.

banner

Nga ora 09:00 e mëngjesit kanë nisur takimet në Bruksel, ndërsa aktualisht është duke u mbajtur takimi trepalësh.

Nikoqirët fillimisht pritën presidentin serb nga ora 09:00 e pas këtij takimi me të, Borrell e Lajçak pritën kryeministrin Kurti.

Siç ka njoftuar BE-ja, takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy