Blerim Latifi, profesor universitar, ka thënë në Pressing të T7 se ekzistojnë tri mënyra për ta zgjidhur problemin në mes të Kosovës.
Si pikë e parë Latifi përmendi ”forcën e armëve“, pra luftën – por ai tha se ”kjo ka përfunduar në vitin 1999”.
”E para është me forcën e armëve, unë dhe ti kemi një problem për një territor të caktuar dhe hajde e zgjedhim siç e ka zgjedhur njerëzimi prej fillimit”, ka thënë Latifi, të enjten.
Si pikë të dytë e përmendi një zgidhje të imponueshme nga perëndimi, por se SHBA-ja dhe BE-ja nuk po kanë vullnet për këtë.
”E dyta është me imponu, një fuqi hegjemonike e imponon një marrëveshje të caktuar. Dy vende të vogla, sheragjike, s’po merren vesh me njëra tjetrën dhe vjen me një formulë që e imponon”, ka thënë ai.
Ndërkaq si pikë të tretë e përmendi lodhjne e dy vendeve nga mosmarrëveshja.
”E treta është kur të dy palët që janë në konflikt vjen një ditë dhe lodhen prej këtij konflikti dhe ajo bëhet barrë e përballueshme për ta dhe thonë hajde merremi vesh sepse nuk jemi duke ia parë hajrin kësaj pune”, ka deklaruar ai.
Për pikën e tretë, Latifi tha se “Serbia nuk lodhet edhe 100 vjet, pasi është shtet i njohur”.
Ai përmendi rrezikun që nëse vazhdon kontesti atëherë bashkësia ndërkombëtare mund ta rihapë shtetësinë e Kosovës, pikërisht Latifi thotë se këtë e dëshiron Serbia.