Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka pritur në një takim njoftues Komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndim, Kolonelin Gabriele Vacca, i shoqëruar nga pjesëtarë të Kontigjentit Italian, Polak dhe Turk të KFOR-it.

Ballazhi shkruan se e ka njoftuar delegacioni ushtarak të KFOR-it me ecurinë e punëve në komunën e tij, e në veçanti me bashkëpunimet e suksesshme që te realizuara mes Hanit të Elezit dhe Kontigjenteve të KFOR-it për disa projekte, kryesisht në fushën e shëndetësisë dhe të arsimit.
“Kolonelit Vacca dhe stafit të tij i urova për marrjen e detyrës dhe shpreha falënderimet për misionin e tyre paqeruajtës në Kosovë dhe u dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit mes nesh” shkruan Ballazhi.
Në fund te takimit, si shenjë mirënjohje kryetari Balazhi I ka dhuruar kolonelit Vacca një simbol modest me elementet e Komunës se Hanit te Elezit, të stampuar në të shprehjen e të madhes Nënë Tereza, “Paqja fillon me një buzëqeshje!”