Procesi i Berlinit, Tirana mirëpret sot Ministerialin e Ministrave të Brendshëm

by informim

Shqipëria mirëpret sot në Tiranë Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në takimin e rëndësishëm mes ministrave do të diskutohet menaxhimi i integruar i kufijve, bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe partneriteti për krimin kibernetik në Ballkanin Perëndimor.

banner

Ministri i Brendshëm Taulant Balla do të presë Ministrat e Brendshëm dhe krerët e delegacioneve nga 26 vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nga ora 12:15 deri në 13:30, në hyrje të Pallatit të Kongreseve.

Në nisje të Ministerialit, do të mbajnë fjalën ministri Taulant Balla, Fernando Grande-Marlaska, në cilësinë e Presidencës të Këshillit të BE-së, ministër i Brendshëm i Spanjës dhe Johannes Luchner, zv.drejtor i Përgjithshëm i DG HOME, Komisioni Europian.

Në përfundim të takimit i cili do të vijojë me dyer të mbyllura, ministri Balla do të bëjë publike rezultatet e arritura gjatë këtij Ministeriali.

Ky takim paraprin punimet e samiti të rëndësishëm të procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy