Radoiçiq i drejtohet Kurtit: Koha do të tregojë se kush do të vuajë dhe do të paguajë në fund

by Nexhat

Milan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe, i kërkuar nga Policia e Kosovës dhe i sanksionuar nga SHBA-ja, i ka reaguar ashpër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kreu i ekzekutivit Kosovar, Albin Kurti, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ka përmendur grupet kriminale në Veriun e Kosovës.

Këto mesazhe, Radojçiq i ka parë si “kërcënime nga Kurti”, duke thënë se ai është “okupator”.

Deklaratën e tij e ka publikuar Lista Serbe, subjekt politik që ka bojkotuar institucionet e Kosovës në nivel qendror, përpos Kuvendit të Kosovës ku deputetët e kësaj partie vazhdojnë të paraqitën njëherë në gjashtë muaj.

E sipas nënkryetarit të kësaj partie, i arratisur – Albin Kuti “nuk dëshiron paqe, por konflikte”.

”Kërcënimi që i dërguat sot nga Brukseli Listës Serbe dhe në radhë të parë popullit serb tregon qartë se ju, Albin Kurti nuk doni dialog, nuk doni paqe por doni konflikte dhe të hakmereni ndaj atyre që nuk mund t’i bleni e as t’i thyeni. Dhe kjo është arsyeja pse ju shfaqni ankthin dhe fytyrën tuaj të vërtetë para syve të gjithë komunitetit ndërkombëtar sot”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur bojkotimin e zgjedhjeve nga serbët si një ”argument“ që janë kundër institucioneve të Kosovës.

”99.9% e popullit serb vendosen qe mos te shkojnë ne zgjedhje nen presionin e qizmeve te forcave te juaja speciale te cilat kane gjakun e serbeve te cilët i pushkatuan dhe i rrahen dhe Lista serbe e zbatoi atë vendim sepse kështu ishte dhe do te jete gjithmonë me popullin e saj.

“Me këtë rast, i vetëdijshëm se kërcënimi juaj nuk është naiv sepse në periudhën e mëparshme keni treguar se mund të shkaktoni kaos, të nxisni konflikte dhe urrejtje, të abuzoni me institucionet dhe të persekutoni serbët me ta pa asnjë dëshmi dua të ju them se nuk na keni frikësuar aspak, as ne të Listës Serbe e as serbët. Nese je vetem nje okupator tjeter qe mendon se mund ta nenshtroje me force popullin serb, por kije parasysh se ka me shume prej nesh se sa qe mund te na arrestosh”, ka thënë ai.

Më tutje, ka kërcënuar duke thënë se ”Koha do të tregojë se kush do të vuajë dhe do të paguajë në fund”.

POSTIMI PA NDERHYRJE I MILAN RADOIÇIQit

NJOFTIM NGA NËNKRYETARI I LISTËS SERBE MILAN RADOIÇIQ

Kërcënimi që i dërguat sot nga Brukseli Listës Serbe dhe në radhë të parë popullit serb tregon qartë se ju, Albin Kurti nuk doni dialog, nuk doni paqe por doni konflikte dhe të hakmereni ndaj atyre që nuk mund t’i bleni e as t’i thyeni. Dhe kjo është arsyeja pse ju shfaqni ankthin dhe fytyrën tuaj të vërtetë para syve të gjithë komunitetit ndërkombëtar sot.

99.9% e popullit serb vendosen qe mos te shkojne ne zgjedhje nen presionin e qizmeve te forcave te juaja speciale te cilat kane gjakun e serbeve te cilet i pushkatuan dhe i rrahen dhe Lista serbe e zbatoi ate vendim sepse keshtu ishte dhe do te jete gjithmone me popullin e saj.

Me këtë rast, i vetëdijshëm se kërcënimi juaj nuk është naiv sepse në periudhën e mëparshme keni treguar se mund të shkaktoni kaos, të nxisni konflikte dhe urrejtje, të abuzoni me institucionet dhe të persekutoni serbët me ta pa asnjë dëshmi dua të ju them se nuk na keni frikësuar aspak, as ne të Listës Serbe e as serbët. Nese je vetem nje okupator tjeter qe mendon se mund ta nenshtroje me force popullin serb, por kije parasysh se ka me shume prej nesh se sa qe mund te na arrestosh.

Albin Kurti si te gjithe okupatoret mund te besh si te duash por jo sa te duash. Koha do të tregojë se kush do të vuajë dhe do të paguajë në fund.

Rroftë Serbia! Rroftë populli serb!

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy