Klubi i Real Madridit përmes një komunikate zyrtare të shpërndarë në rrjetet sociale, ka konfirmuar lajmet për arrestimin e katër lojtarëve të tyre.
Lojtarët akuzohen se kanë incizuar një video intime të një vajze të mitur, dhe e kanë shpërndarë atë në WhatsApp me persona të tjerë.
“Klubi ka mësuar se një lojtar i Castillas dhe tre lojtarë të Real Madrid C kanë dhënë një deklaratë për Gardën Civile (një nga dy forcat policore kombëtare) në lidhje me një ankesë për gjoja shpërndarjen e një videoje private në WhatsApp”.
Comunicado Oficial.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 14, 2023
“Kur klubi të ketë të gjitha detajet e nevojshme dhe faktet, do të marrë masat e parapara”, thuhet në komunikatën e publikuar nga klubi madrilen.
Sipas asaj që ka transmetuar mediumi spanjoll Cadena Ser, lojtarët e arrestuar tashmë janë liruar në procedurë të rregullt pasi kanë dhënë deklaratat e tyre në stacionin policor.