Shqipëri: Rritet numri i të infektuarve me koronavirus

by Nexhat

Që nga fundi i muajit gusht në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i rasteve të të infektuarve me koronavirus.

Drejtori i njërës prej qendrave shëndetësore në Tiranë, Besar Hysi, tha se çdo ditë ka pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe realizimin e testit të shpejtë.

banner

Ai për Euronews Albania deklaroi se 40% e testeve dalin pozitive, transmeton Klankosova.tv.

“Kemi vënë re një shtim të rasteve me COVID, një nga arsyet ka qenë shtimi i turistëve. Kemi që javën e parë të shtatorit rritje të kryerjes së testeve. 20-25 në ditë dhe nga këto 7-10 dalin pozitivë. Numri mund të jetë pak më i madh se jo të gjithë bëjnë testin”, tha Hysi.

Mjekët thonë se deri më tani simptomat zgjasin mesatarisht 5 ditë, dhe se janë të lehta, prandaj asnjëri nga pacientët nuk është i shtrirë në spital.

Shumica e të prekurve janë mbi moshën 40-vjeçare, por ka edhe raste të fëmijëve të vegjël.

Mjekët mendojnë se me uljen e temperaturave, numri i të infektuarve do të vijë në rritje.

Ndërsa aktualisht në qarkullim janë nënvariantet e omikron, por ka edhe viruse të tjera sezonale.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy