USAID nesër i jep grant rreth 35 mln Kosovës, e nënshkruan Presidentja

by Nexhat

Nesër në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milion e 727 mijë dollarë.

Në njoftimin dërguar mediave bëhet e ditur se “amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D drejtoresha e USAID znj.Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID”.

banner

Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M.Hovenier, do të deklarohen për media, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy