Albin Kurti është i pabesueshëm !

by Nexhat

Nga: Prof. Muhamet HAMITI

Kush i zë besë më Albin Kurtit? Askush që e ka kuptuar sjelljen e tij: tjetërsend flet, tjetërsend bën. Fjalët i ndërron, qëndrimet po ashtu, shpeshëherë për 180 shkallë – ajo që në anglisht quhet ‘u-turn’.

banner

Nëse këto ia fal opinioni në Kosovë, ose edhe nëse s’ka se si e sanksionon hëpërhë, bota nuk ia fal.

Shihni dy përgënjeshtrimet publike që iu bënë Albin Kurtit këtë javë.

Paralajmëroi ai para nja 10 ditësh se Greqia është më afër njohjes së Kosovës. Provokoi pa nevojë demantin e Greqisë pak ditë më vonë, që tha se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar.

Kurti tha dje mbas takimit me presidentin e Serbisë në Bruksel se ai, kryeministri, në emër të Qeverisë së Kosovës, ishte i vetmi që kishte paraqitur një propozim rreth sekuencimit të zbatimit të marrëveshjes Bruksel/Ohër.

E përgënjeshtroi sot Bashkimi Evropian (BE), lehtësuesi i dialogut Kosovë – Serbi. Dokumentin e propozimit të BE-së e botoi Koha.net.

Këto janë vetëm huqjet më të reja diplomatike të kësaj Qeverie.

Po ky Kurti e kishte quajtur në maj te këtij viti ‘naiv’ Sekretarin Amerikan të shtetit, Antony Blinken. Merreni me mend! Bashkëpunëtorja e tij, zv. kryeministresha Gërvalla – Schwarz pak më vonë BE-së i vuri damkën e ‘tigrit prej letre’. Merreni me mend!

Një Qeveri e Kosovës nuk duhet të veprojë dhe të komunikojë si kjo e Albin Kurtit – në dëm të Kosovës, siç po shihet.

Albin Kurti & company janë thjesht të pabesueshëm. Shumë syresh edhe krejtësisht të padijshëm.

Sanksionet ndërkombëtare (këto që më eufemizëm po quhen masa të përkohshme ndëshkimore) të BE-së dhe SHBA-ve, Kosova i ka për fajin e kësaj kaste politike që po e katandis Kosovën keq e më keq, ditë për ditë.

Deri kur? Derisa qytetarët e këtij vendi, në radhë të parë votuesit e mashtruar, të mos e sanksionojë këtë Qeveri diletante, të papërgjegjshme, prandaj edhe të rrezikshme për vendin.

13Xhafer Haziri dhe 12 të tjerë

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy