Brentford po përgatitet për rikthimin në skuadër të Ivan Toney

by Nexhat

Ivan Toney ka qëndruar jashtë fushave që nga muaji maj i këtij viti, pasi u ndëshkua nga Federata Angleze e Futbollit për thyerje të rregullave sa i përket basteve, por sulmuesi anglez pritet që të rikthehet në stërvitje me Brentford që nga dita e hënë.

Toney u ballafaqua me një dënim prej 8 muajsh moslojë për shkak të thyerjes së mbi 200 rregullave që e rregullojnë çështjen e basteve, dënim ky që do të thoshte se 27-vjeçari nuk mund të merrte pjesë as në seancat stërvitore.

banner

Stafi i trajnerëve kanë përgatitur një plan fitnesi prej 16-javësh të cilin anglezi do ta ndjekë në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për lojë jo më herët se muaji janar. Dhe, trajneri i Brentford, Thomas Frank mendon se rikthimi i tij në ekip do të jetë një motivim shtesë për bashkëlojtarët e tij, teksa klubi londinez mbetet i pamposhtur në këtë fillim të sezonit me dy fitore e po aq barazime.

“Ai është shumë i lumtur që i është lejuar të luajë përsëri futboll, të jetë përreth bashkëlojtarëve të cilët i do shumë. Nuk kam dyshim që rikthimi i tij do të na dhurojë një shtysë të madhe. Ai nuk ka stërvitur apo luajtur që shumë kohë, kështu që natyrisht ne duhet ta ndihmojmë atë të adaptohet”, tha menaxheri i Brentford.

“Ne kemi përgatitur një plan për të të cilin do ta ndjekë në 16 javët e ardhshme, dhe ky plan do të ndryshojë kur rikthimi i tij në fushë të afrohet. Ne do të mundohemi që të punojmë në aspektin fizik të tij dhe në fushat tjera. Ai është duke stërvitur fuqishëm”,  përfundoi Frank.

Toney me fanellën e Brentfordit numëron rreth 124 paraqitje, ku ka kontribuar me 68 gola të shënuar dhe 21 asiste.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy