Dodik kërcënon paqen me pavarësinë e Republikës Sërpska nga Bosnja

by Nexhat

Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë Milorad Dodik ka vazhduar veprimet nacionaliste që rrezikojnë marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftës gjenocidale në Bosnjë.

Ai ka kërcënuar me pavarësinë e këtij entitetit të Republikës Sërpska nga Bosnja e Hercegovina, nëse përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në këtë shtet, Christian Schmidt, vë në fuqi ligjin për pronat.

banner

“Menjëherë pas kësaj Asambleja Kombëtare do të mblidhen dhe do të shpallej statusi i pavarësisë së Republikës Sërpska”, tha Dodik më 13 shtator në Banja Llukë pas një takimi me përfaqësuesit e Republikës Sërpska (RS).

Gjatë konferencës për media, Dodik tha se janë pajtuar që në buxhetin për vitin e ardhshëm të përfshijnë edhe një pikë që do të siguronte të ardhura për punëtorët në institucionet e Bosnje e Hercegovinës me kompensim të pagave, nëse përfaqësuesit e RS-së tërhiqen nga institucionet shtetërore.

Takimi në Banja Llukë u mbajt dy ditë pasi Gjykata e Bosnjës konfirmoi aktakuzën ndaj Dodikut dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiq, të cilët akuzohen për veprën penale të dështimit të zbatimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në shtet.

Integriteti territorial dhe sovraniteti i Bosnje e Hercegovinës si një shtet i vetëm, me dy entitete dhe qarkun e Bërçkos, garantohen me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit. Kjo marrëveshje dhe Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk lejojnë që entitetet të shkëputen.

Më 2 mars, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës pezulloi përkohësisht Ligjin për pronën e paluajtshme të përdorur nga autoritetet publike në RS, deri në pritje të një vendimi përfundimtar të Kushtetueses.

Aktakuza erdhi pasi Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska kalo dy ligje të diskutueshme më 27 qershor, të cilat Dodik i nënshkroi dhe më pas ato u publikuan në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska. Këto ligje thonë se vendimet e Zyrës së përfaqësuesit të lartë në Bosnje më nuk do të publikohen në Gazetën Zyrtare dhe nuk do të respektohen në këtë entitet. Po ashtu, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës më nuk do të vlejnë në Republikën Sërpska.

Dodik, anëtarja serbe e Presidencës boshnjake, Zhelka Cvijanoviq, kryeministri i RS-së, Radovan CIshkoviq, kryetari i Asamblesë Kombëtare të këtij entiteti, Nenad Stevandiq dhe ministri për Drejtësi i Republikës Sërpska, Millosh Bujelloviq, janë nën sanksione amerikane për shkak të minimit të Marrëveshjes së Dejtonit.

Për veprimet nacionaliste të Dodikut që tha se do do t’ia ndalojë hyrjen në entitetin serb të Bosnjës dhe Hercegovinës përfaqësuesit të lartë Schimdt ka reaguar edhe Ambasada Amerikanë në Sarajevë.

“Kërcënimi i Millorad Dodik për të parandaluar hyrjen e Përfaqësuesit të Lartë në entitetin Republika Srpska të Bosnje e Hercegovinës (BeH) dhe për të kufizuar lirinë e tij të lëvizjes është jokushtetues. Ky përfaqëson një sulm tjetër të qëllimshëm nga z. Dodik mbi Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, rendin kushtetues të BeH dhe shtetin e BeH. Kërcënimet e pamatura dhe pretendimet qesharake të zotit Dodik për statusin dhe autoritetin e Përfaqësuesit të Lartë janë të papranueshme dhe përfaqësojnë një hap tjetër në rrugën e rrezikshme që ai ka zgjedhur – një rrugë izolimi”.

Veprimeve të njëanshme të Dodkit që kanë për qëllim destabilizimin jo vetëm të Bosnjës por edhe të rajonit kanë marrë përkrahjen edhe të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe të Klerikut Porfirije. Ata kishin shkuar në Republikën Sërpska dhe dolën hapur në mbështetje të Dodikut, i sanksionuar nga SHBA. Veprimet e Dodikut janë dënuar edhe nga Perëndimi me shqetësimin në rritje për prishjen e paqes në Bosnjë e Hercegovinë. /Geopost

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy