“Farmeucetikët” e nxjerrin pikën në frymën e fundit

by Nexhat

Bayer Leverkuseni ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Bayern Munichit, në kuadër të xhiros së katërt në Bundesliga.

Golin e parë në ndeshje e realizoi Harry Kane për Bayernin në minutën e 7′ të ndeshjes.

Ndërsa, Leverkuseni e barazoi rezultatin me anë të Alex Grimaldos, i cili shënoi supergol në minutën e 24′ të takimit.

Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, golin e dytë në ndeshje për skuadrën vendase e realizoi Leon Goretzka në minutën e 86′ pas një asistimi nga Alphonso Davies.

Megjithatë, Exequiel Palacios doli në skenë për ta barazuar rezultatin, pasi ishte i saktë nga penaltia në minutën e 94′.

Pas barazimit, Leverkuseni mbetet në vendin e parë në Bundesliga me 10 pikë, kurse Bayerni me po aq pikë mbetet në vendin e dytë.

Granit Xhaka në ndeshjen ndaj Bayernit luajti tërë takimin.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy