“Ka shkelur ligjin e BE-së për privatësinë e të miturve”, TikTok gjobitet me 345 mln euro nga rregullatori irlandez

by Nexhat

Rrejti social TikTok u gjobit me 345 milionë euro nga rregullatori irlandez për mosrespektim të privatësisë së të miturve.

Platforma do të kishte shkelur GDPR , rregulloren evropiane për përpunimin e të dhënave personale, duke i bërë publike llogaritë e përdoruesve të moshës nga 13 deri në 17 vjeç si parazgjedhje. Megjithatë, hetimet kanë të bëjnë me ngjarjet që kanë ndodhur në vitin 2020 , përpara se TikTok të ndërhynte për të zgjidhur problemin. Në një deklaratë nga një zëdhënës i aplikacionit thuhet se “Ne kemi përditësuar aplikacionin, nuk pajtohemi me vendimin”.

Komisioni Irlandez zbuloi se TikTok “shënjestroi” të miturit kur regjistroheshin duke i bërë publike llogaritë e tyre si parazgjedhje. Në këtë mënyrë, çdokush mund të ndërveprojë me fëmijët përmes mesazheve dhe komenteve nën postime, pa asnjë mbrojtje. Për më tepër, veçoritë për të “duet-uar” videot e përdoruesve të tjerë të Duet dhe Stich ishin gjithashtu të aktivizuara si parazgjedhje për ata nën 17 vjeç. Sipas hetimeve, TikTok, nuk ka marrë parasysh rreziqet për të miturit që shkarkojnë aplikacionin.

Kjo nuk është hera e parë që rrjeti social gjobitet. Kujtojmë se në vitin 2021 ai u gjobit me 750 mijë euro.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy