Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e të dyshuarit për vrasjen e ndodhur më 11.09.2023 në Podujevë.
Prandaj ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për lokalizimin e personit të dyshuar.
PK-ja ka thënë se çdo informatë mund të çojë në sukses dhe arrestim të të dyshuarit, prandaj ka lutur qytetarët të mos hezitojnë dhe të telefonojnë në numrin 192.
“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar. I dyshuari, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.