Prishtina kundërshton FFK-në: Luajmë në “Fadil Vokrri”, kishim mirëkuptim për ndeshjet e Kosovës

by Nexhat

Klubi më i madh në vend, Prishtina, ka lëshuar një komunikatë gjatë ditës së sotme, ku ka njoftuar që ndeshjen e radhës kampionale në fundjavë do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FFK pasi e hodhi shortin për gjyqtarët njoftoi se Prishtina ndaj Lirisë do të luajë në stadiumin e Kampit Nacional në Hajvali.

banner

Palët kishin arritur marrëveshje para fillimit të kampionatit se ndeshjet si vendas për xhiron e parë dhe të tretë, kundër Feronikelit 74 dhe Malishevës të fituara me rezultat identik 3-1, që të zhvilloheshin në Kampin Nacional.

Siç duket FC Prishtina nuk dëshiron më të luajë në Hajvali dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe në faqen zyrtare të klubit, ku ka njoftuar se i ka kryer të gjitha përgatitjet.

“FC Prishtina ka marrë njoftimin për orarin e zhvillimit të ndeshjes së javës së pestë të Albi Mall Superliga e Kosovës ndërmjet Prishtina – Liria që zhvillohet të dielën më 17 shtator nga ora 15:00”.

“Pas këtij njoftimi, ne e kemi njoftuar me kohë sipas propozicioneve të garave, FFK-në, Policinë e Kosovës dhe të gjithë akterët tjerë që marrin pjesë në organizimin e ndeshjeve kampionale, se ndeshja zhvillohet sipas orarit në fushën tonë në stadiumin, “Fadil Vokrri””.

“Po ashtu kemi shtypur biletat dhe iu kemi përgjigjur kërkesës së skuadrës mysafire për prezencën e tifozerisë së tyre. Prishtina rikthehet në fushën e saj pas mirëkuptimit që fusha të ruhej për ndeshjet e Kosovës.  Ftojmë tifozerinë tonë që numër sa më të madh të jetë në përkrahje të klubit të zemrës”.

Reagimi i plote i FC Prishtina

Prishtina – Liria, zhvillohet në “Fadil Vokrri”

FC Prishtina ka marrë njoftimin për orarin e zhvillimit të ndeshjes së javës së pestë të Albi Mall Superliga e Kosovës ndërmjet Prishtina – Liria që zhvillohet të dielën më 17 shtator nga ora 15:00.

Pas këtij njoftimi, ne e kemi njoftuar me kohë sipas propozicioneve të garave, FFK-në, Policinë e Kosovës dhe të gjithë akterët tjerë që marrin pjesë në organizimin e ndeshjeve kampionale, se ndeshja zhvillohet sipas orarit në fushën tonë në stadiumin, “Fadil Vokrri”.

Po ashtu kemi shtypur biletat dhe iu kemi përgjigjur kërkesës së skuadrës mysafire për prezencën e tifozerisë së tyre.

Prishtina rikthehet në fushën e saj pas mirëkuptimit që fusha të ruhej për ndeshjet e Kosovës.

Ftojmë tifozerinë tonë që numër sa më të madh të jetë në përkrahje të klubit të zemrës.

Çmimi i biletave është 3 euro në tribunën perëndimore, 2 euro në tribunën lindore dhe 1 euro në tribunën veriore, ndërsa tribuna jugore është e rezervuar për adhuruesit tanë, Plisat.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll, këpucë sportive me taka dhe teksti

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy