Shtëpia në Prishtinë në rrezik të shembet nga ndërtimet, Policia i nxjerr banorët jashtë [foto]

by informim

Një shtëpi në Prishtinë është në rrezik të shembet, pasi afër saj ka nisur ndërtimi i një objekti.

Banorët e kësaj shtëpie, kanë treguar se me udhëzime të policisë dhe inspektoratit ndërtimor, janë këshilluar që të dalin nga shtëpia urgjentisht.

Pronari i shtëpisë ka rrëfyer ngjarjen përmes një postimi në faqen “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, ndërsa ka thënë se pronari i objektit që po ndërtohet ia ka paguar qiranë.

Rrefimi i plotë më poshtë:

Sipas udhezimit te policise dhe inspeksionit qendrimi yne ne shtepi do te perbente rrezik per ne, andaj jemi detyrat te dalim nga shtepia vetem me rrobat qe kemi pasur ne trup. Investitori na ka paguar qerane e nje banese per nje kohe, mirepo sipas tij demi i shkaktuar mund te sanohet pa bere asnje analize nga ndonje ekspert i angazhuar nga ana e prokurorise apo gjykates, gje me te cilen ne nuk pajtohemi, pasi qe sikurse investitori ti kishte marre masat me kohe dhe ta kryente punen ne menyre profesionale, nuk do te kishte ardhur situata deri ne kete gjendje si eshte sot, siq po e shihni edhe vet, duke rrezikuar jeten dhe demtuar pronen dhe shtepine tone.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy