40
Superkupa e Kosovës në basketboll do të vazhdojë me gjysmëfinalet e zjarrta Trepça – Prishtina dhe Ylli – Peja.
Sfida Trepça – Prishtina fillon në orën 17:00, kurse ajo mes Yllit dhe Pejës në orën 20:00.
Kujtojmë se, “Minatorët” në gjysmëfinale arritën duke e mposhtur Bashkimin 102-72, kurse Prishtina fitoi ndaj Istogut.
Në anën tjetër, Ylli eliminoi Vëllaznimin 82-69, Peja mposhti Prizrenin me rezultat 92-81.
Finalja do të zhvillohet të dielën në ora 17:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.