Futbollistit brazialin i zbulohet një masë tumoriale në kokë

by Merita

Zhunior Tavaresh, futbollisti brazilian i cili në të kaluarën ka luajtur edhe në Serinë A me fanellën e Sampdorias, ka marrë një lajm tronditës këto ditë.

Mediat braziliane kanë publikuar lajmin se atij i është zbuluar një tumor në tru pas shqetësimeve shëndetësore që kishte shfaqur së fundmi.

banner

Futbollisti i cili aktualisht është pjesë e Ponte Preta në vendlindjen e tij, kishte vuajtur dhimbje koke dhe ngërç në qafë sa herë godiste topin me kokë. Kjo bëri që stafi mjekësor ta çonte për vizita më të hollësishme lojtarin.

Testet kanë zbuluar lajmin e tmerrshëm për 27-vjeçarin, pasi është zbuluar një masë tumorale në tru. Ai i është nënshtruar disa mjekimeve, ndërsa po diskutohet nëse duhet t’i nënshtrohet apo jo ndërhyrjeve kirurgjikale.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy