Hapen Lojërat Parasportive “Kosova 2023”

by engel

Komiteti Paralimpik i Kosovës (KPO) ka organizuar sot ceremoninë e hapjes së Lojërave Parasportive Kosova 2023, në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Përveç mbi 450 paraatletëve të pranishëm nga vendet e rajonit, këtë ceremoni me prezencën e tyre e nderuan edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja e KPK-së, Njomza Emini, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia si dhe drejtori i departamentit për sigurinë publike në OSBE, Edward Anderson, raporton KosovaPress.

banner

Kryeministri Kurti edhe zyrtarisht hapi Lojërat Parasportive Kosova 2023, ndërsa në një fjalë rasti tha se sukseset e Komitetit Paralimpik do ta afirmojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ganimete Morina, kryetare e Asociacionit të tenisit në karrocë, u shpreh e lumtur për këtë ngjarje, në të cilën pjesëmarrës do të jenë mbi 450 paratletetë nga rajoni të cilët do të garojnë në 12 disiplina të ndryshme sportive.

Ndërkaq, presidentja e KPO-së Njomza Emini tha se këtë organizim e bënë më madhështorë pranimi i Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Evropian.

Angelo Michele Ristuccia, komandant i KFOR-it ka uruar Komitetin Paralimpik të Kosovës për pranimin në Komitetin Paraolimpik Evropian.

Nga misioni i OSBE, Edward Anderson, drejtori i departamentit për sigurinë publike në OSBE, tha se komuniteti paralimpik bashkoi komunitetet dhe personat që tregojnë se edhe e pamundura është e mundur.

Për fund, drejtori i Akademisë Publike për Siguri në Kosovë, Rrahim Rexhaj siguroi Komitetin Parasportiv të Kosovës për përkrahje të vazhdueshme, në rrugëtimin e ngritjes së Lojërave Parasportive në arenën ndërkombëtare.

Në këto Lojëra Parasportive “Kosova 2023” pjesëmarrës janë afro 450 paraatletë nga shtetet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Kroacia e Mali i Zi, si dhe nga Kosova. (Burimi: Kosova Press)

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy