Këshilltari i Haxhiut: Kushtetuesja po i neglizhon rastet, po vështirësohet jetësimi i Vettingut e Byrosë

by informim

Vettingu në sistemin e drejtësisë dhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, janë top-prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë. Këtë e ka ripërsëristur  këshilltari i ministres Albulena Haxhiu, Genc Nimoni.

E për t’i jetësuar këto, pengesë po bëhet Gjykata Kushtetuese pasi këto raste nuk po i trajton me prioritet. Vonesat për Nimonin janë të papranueshme, teksa ka bërë thirrje këtij institucioni që të bashkëpunojë me këtë dikaster për reformim të sistemit të drejtësisë.

banner

“Vettingu e dini që ka qenë një ndër top-prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe më thënë të drejtën ne ashtu e kemi konsiderua qysh nga dita e parë, si rezultat mund të konsideroj që është finalizimi i amendamenteve kushtetuese, të cilat tashmë janë në Gjykatë Kushtuese”, u shpreh Nimoni.

“Fatkeqësisht janë mbi 6 muaj që Gjykata Kushtetuese e ka në sirtar këto amendamente kushtetuese, ju e dini se duhet kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka dërgua ato në Gjykatë për me e pa nëse janë në përputhje me kapitullin 2 apo siç e quajmë, nëse këto amendamente pakësojnë të drejtat e njeriut, po besoj që shumë shpejtë do të duhej me dal një vendim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje dhe kjo i hap rrugë tutje edhe finalizimit të projektligjit edhe themelimit të mekanizmit të jashtëm siç është parapa për Vetingun e niveleve të larta dhe përfundimin e këtij procesi”, u shpreh tutje Nimoni.

Krahas Vettingut, Nimoni ka deklaruar se janë në pritje të Kushtetueses edhe për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar. Thotë se ky Projektligj është bërë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy