Real Madridi e ka mposhtur Real Sociedadin me rezultat 2-1, ndeshje kjo e vlefshme për javën e pestë në elitën e futbollit spanjoll.
Mysafirët e filluan ndeshjen më mirë duke shënuar që në minutën e 5-të nëpërmjet Ander Barrenetxea i cili shfrytëzoi një asist fantastik nga Kubo për t’i dhënë avantazhin ekipit mysafir (1-0).
Here is Barrenetxea's goal to put Real Sociedad ahead at the Bernabeu. pic.twitter.com/WRWj68wyx8
— Managing Madrid (@managingmadrid) September 17, 2023
Ata nuk u ndalën më kaq, duke vazhduar të sulmojnë portën e ekipit vendas por të gjitha tentimet u ndalën me sukses nga Kepa Arrizabalaga.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Reagimi i madrilenëve erdhi qysh në start të pjesës së dytë përmes Federico Valverdes i cili me një goditje nga jashtë zonës dërgon topin në rrjetën e Alex Remiro (1-1).
FEDERICO VALVERDE GOLAZO! pic.twitter.com/vTTdqY32SP
— TC (@totalcristiano) September 17, 2023
Goli i fundit në këtë takim dhe ai i fitores për Real Madridin u shënua nga Joselu me kokë në minutën e 60-të të takimit, goditje kjo që e la të shtangur portierin mysafir (2-1).
https://twitter.com/totalcristiano/status/1703505265465643036?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1703505265465643036%7Ctwgr%5E557766dd4700330d218b791a9bded13fd6ff9af4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Freal-madridi-fiton-permbysje-ndaj-real-sociedad-vazhdon-si-lider-ne-la-liga%2F
Real Madridi me këtë fitore mbetet lider në La Liga me 15 pikë të grumbulluara, e ndjekur nga Barcelona me dy pikë më pak, teksa ndeshjen e radhës në kampionat do ta luajnë në udhëtim si mysafir i Atletico Madrid.