Pasi dy artistet me origjinë shqiptare, të njohura ndërkombëtarisht shkëlqyen në tapetin e kuq në MTV Video Music Awards 2023, ato padyshim që u takuan me njëra-tjetrën në prapaskenë për të shkëmbyer përqafime.
Në një postim të Ritës në InstaStory, ajo ka shpërndarë një fotografi ku shihet Bebe Rexhën duke e rrëmbyer në krahë Ritën për ta përqafuar.
Ndërsa në përshkrimin e kësaj fotografie, sigurisht që Rita do ta tregonte dashurinë drejt dibranes që tashmë njihet anembanë botës.
“E dua këtë vajzë”, ka shkruar Rita në postimin e saj, ku shihen dy artistet duke kaluar kohë bashkë.
Të dy shqiptaret shkëlqyen të veshura me fustana të zeza, Rita që dukej shumë elegante, e Rexha nga ana tjetër shkëlqente me një stil rudimental.
Përveç tyre, në këtë event shumica e artistëve ishin veshur me po këtë ngjyrë, duke e bërë të zezën ngjyrë dominuese për sivjet.
Përndryshe, Bebe Rexha ishte edhe e nominuar për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”, me këngën “I’m Good (Blue)” me David Guettan.