Roma ka shënuar fitore ndaj Empolit me rezultat të thellë prej 7-0 në kuadër të javës së pestë të Serie A.
Të besuarit e Jose Mourinhos e nisën shumë mirë takimin duke shënuar që në minutën e dytë me Paulo Dybalan.
Nuk vonoi shumë dhe në minutën e tetë ishte Renato Sanchez ai që shënoi për 2-0.
Në minutën e 35-të, Alberto Grassi shënoi në portën e tij për 3-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Paulo Dybala shënoi në minutën e 55-të për 4-0, duke larguar çdo dilemë për fituesin e këtij takimi.
Se Roma ishte në formë të lartë tregon dhe fakt që në listën e shënuesve u shkruan edhe Bryan Cristante, Romelu Lukaku dhe Gianluca Manicini.
Kjo fitore është e para për Romën këtë sezon dhe me katër pikë mban vendin e 12-të. Empoli i Etrtit Berishës dhe Adrian Ismajlit janë në vendin e fundit pa pikë.