Weber: Nevojitet një marrëveshje për deeskalim të përhershëm në veri

by Nexhat

Pas majit dhe ngjarjeve të mëvonshme në Kosovë, Perëndimi dhe Bashkimi Evropian duhet të kishin lënë anash marrëveshjet për Kosovën që nga fillimi i vitit dhe të gjenin një marrëveshje për deeskalim të përhershëm në veri të Kosovës.

Kështu tha Bodo Weber nga Këshilli për Politikë dhe Demokratizim në Berlin.

banner

“Për mendimin tim, ajo marrëveshje do të përfshinte edhe kthimin e serbëve në institucione, përmes zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe kuvende komunale, që do të ishte gjithashtu një mënyrë për t’u rikthyer edhe në polici edhe në gjyqësor”, tha ai për Tanjug,

Ai shtoi se në kontekstin aktual politik, asgjë nuk i pengon kryetarët e komunave në veri të Kosovës që të japin dorëheqje dhe kjo, sipas tij, do të ishte mënyra më e shpejtë për zgjedhje të sërishme, përcjellë Politika.

Duke iu referuar bisedimeve të javës së kaluar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Weber tha se meqenëse nuk ishte e mundur të arrihet një marrëveshje për deeskalimin e përhershëm, ishte e vështirë të pritej që në këto negociata të arrihet një marrëveshje që do të çonte në zbatimin e marrëveshjes bazë, 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy