33
Kryeministri Kurti u pyet se a do të kërkojë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas dështimit të takimit të 14 shkurtit në Bruksel.
“Nuk ka të bëjë jo Amerika, jo Evropa, jo po shkojmë te ky, po shkojmë te ai. SHBA dhe BE janë bashkë në këtë process, ata e kanë lidhjen e fuqishme transantlantike në këtë proces. Nuk është synimi jonë të synojmë një superfuqi me tjetrën. Neve na duhen të dyja edhe SHBA edhe BE, por nuk na duhet një ndërmjetësim i tillë i njëanshëm, aspak netural e korrekt, që shkon kundër marrëveshjen bazike sic ka ndodhur më atë të emisarit Lajçak tani” tha Kurti