Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se mediet në Kosovë financohen nga Serbia.
AK përmes një reagimi publik ka thënë se e dënon ashpër këtë gjuhë, të cilën e ka quajtur të papranueshme të zëvendëskryeministrit Bislimi, duke thënë se me këtë i vë në rrezik serioz edhe fizikisht gazetarët e medieve kosovare.
AGK ka deklaruar se një gjuhë e tillë ndaj agzetarëve po përdorët për të disatën herë nga zv.kryeministri Bislimi.
“Në konferencën për shtyp bashkë me Kryeministrin Kurti, kur është pyetur për lëshimet që ai i ka përmendur më herët në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, ai ka bërë deklarata skandaloze.
“Fjala lëshim është përdorur qëllimisht nga media kosovare që kanë financim nga Serbia për me i dhanë konotacion…”, ka thënë Bislimi në konferencë.
AGK-ja, e dënon ashpër këtë gjuhë të papranueshme të njeriut të dytë të Qeverisë, dhe vë në pah se kur vjen nga niveli më i lartë i pushtetit vë në rrezik serioz, edhe fizik gazetarët e medieve kosovare.
Qeveria Kurti duhet të ndalojë së sulmuari mediet kosovare, dhe të lejojë ato ta bëjnë punën e tyre, duke përfshirë komponentin shumë të rëndësishëm të mbajtjes përgjegjës të pushtetit”, thuhet në komunikatën e AGK-së.
Një deklaratë të tillë, Bislimi e kishte bërë gjatë një konference të përbashkët em kryeministrin Albin Kurti, të hënën në Prishtinë.