Tifozët në Iran të çmendur nga ardhja e Cristiano Ronaldos. Portugezi është një idhull në të gjithë botën, ai ndez gjithmonë entuziazmin e tifozëve nga pikëpamja teknike dhe personale.

Ai ende konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në botë dhe gjithashtu ka dëshmuar veten si një lider në Arabinë Saudite.
Rezultatet janë gjithnjë e më emocionuese dhe madje në ndeshjen e fundit ish-lojtari i Juventusit shënoi në 1-3 kundër Al-Raed.

Al-Nassr është rikthyer me katër fitore radhazi dhe duket se e ka lënë pas krahëve fillimin e komplikuar të sezonit. Aktualisht zë pozitën e katërt dhe kryesimi i tabelës me Al-Hilal është vetëm 4 pikë larg. Skuadra mbërriti në Iran për t’u përgatitur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të AFC kundër Persepolis, e planifikuar për të martën më 19 shtator.
Qindra tifozë hynë në një hotel, duke kapërcyer policinë, duke mbushur korridoret dhe hapësirat publike me synimin e qartë të takimit me kampionin portugez. “Ronaldo, Ronaldo”, thërrasin mbështetësit.
Një ‘ndjekje’ e vërtetë ka ndodhur në autobusin e skuadrës se Cristiano Ronaldos.
Shumë të rinj kishin veshur këmisha Cr7, ndërsa të tjerë u shfaqën me postera.
Entuziazëm i çmendur për një nga futbollistët më të fortë ndonjëherë.