Jo vetem armë, Kim Jong Un në Rusi edhe u argëtua  

by engel

Përveç takimeve zyrtare, me krerët më të lartë të shtetit rus, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka gjetur kohë dhe për t’u argëtuar gjatë vizitës në Rusi.

Në pamjet e publikuara në televizionin shtetëror, shfaqet Kim duke vizituar akuariumit më të madh të Rusisë, që është i vendosur në Primorsky. Kim ndoqi nga afër spektaklin e disa lopëve deti, i shoqëruar nga forca të shumta sigurie.

banner

Kim dhe Putin u takuan të mërkurën dhe ranë dakord që Koreja e Veriut të ndihmojë me municione Rusinë, teksa kjo e fundit do të dërgojë ushqime dhe teknologji për programin bërthamor të Penianit.

Më herët, kreu i Kremlinit pranoi dhe ftesën e Kim Jong Un për të vizituar Korenë e Veriut, vizitë që mendohet se do të realizohet shumë shpejt.

Kim u prit ngrohtësisht nga Putin në qendrën hapësinore Vostochny në lindjen e largët të Rusisë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy