43
Policia e Kosovës në Podujevë ka pranuar një informatë se persona të panjohur kanë dëmtuar veturën e një personi dhe të njëjtët e kanë kanosur përmes një letre.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më datën 16.09.2023, rreth orës 22:00, në Podujevë.
“Është raportuar se persona të panjohur ia kanë dëmtuar veturën viktimës mashkull kosovar dhe të njëjtin e kanë kanosur përmes një letre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar veprën e rastit i cili vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.