Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konferencë për media është deklaruar për takimin që pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të enjten në Bruksel.
Kurti, dha detaje nga takimi bilateral dhe trilateral, duke thënë se në këtë tëfundit është përballur me një skenar nga të cilin i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, sipas tij, e kishte dizajnuar kohë më parë, njofton Klankosova.tv.
“Unë shkova me një propozim konkret, në të cilin parashikuam një zbatim të plotë të marrëveshjes bazike”, u shpreh Kurti.
“Propozimi ynë bazohej ku çdo nen e përcaktim të marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj zbatues duhej të përfshihej në zbatimin e planit të sekuencuar”.
Kurti potencoi se propozimin që e propozoi, ishte dokumenti i parë i Kosovës në një takim të nivelit të lartë.
“Në takimin e parë bilateral që pata me përfaqësuesin Borrellin dhe ndërmjetësin Lajçak m’u kërkua që të kalojmë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar të nenit shtatë të marrëveshjes, në lidhje me nenin 10. Ua bërë të qartë se një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnin”.
Sipas kreu të Qeverisë, diplomati evropian dhe Vuçiqi ishin koordinuar në mes veti.
“Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një skenari, zotëri Lajcak, që e kishte dizajnuar kohë më parë, pasi e propozova një plan të sekuencimit të punuar nga Kosova, që është dokumenti i parë që e propozoj në një takim të nivelit të lartë”.
“Presidenti i Serbisë dhe Lajcaku reaguan me të njëjtin mendim dhe me njëjtën shpërfillje të koordinuar”.
“Në takimin e parë nuk arritëm një mirëkuptim,. Qëndrimi i zotrinjve Borrell e Lajçak, që sekuencimi duhej të bëhej në një mënyrë të tillë që të ishte e pranueshme edhe për Serbinë, që e donte Asociacionin dhe heqjen e njohjes de facto”.
“Lajcaku dhe Vuçiqi, ishin koordinuar me një qëllim, të bëjnë të pamundurën një skenar në të cilin marrëveshja zbatohet në plotësi, dhe t’i japin jetë një skenari, ku e vetmja e marrëveshja zbatohet, ajo pjesa marrëveshje së mirë evropiane, mospërfaqësimi i njërës tjetrës në marrëdhënie ndërkombëtare mos të pranohet asnjëherë”.