Maloku: Konferenca e kryeministrit ishte më shumë një shpërthim

by informim

Albinot Maloku, analist, deklaroi se atë që tha sot kryeministri Albin Kurti në konferencë për media, ai është dashur ta thotë në Kuvendin e Kosovës para deputetëve. Sipas tij, kryeministri do të duhej që të informonte  deputetët e Kuvendit, para dhe pas takimeve në dialogun në Bruksel, e jo në konferencë për media.

“Sipas një rendi ligjor që rrjedh, Kurti është dashur që të raportonte në Kuvend, para deputetëve , kështu pra e do rendi, është një obligim, rend që rrjedh nga praktikat që kanë ndodh edhe në të kaluarën. Konferenca e kryeministrit ishte më shumë një shpërthim, ndoshta jodiplomatik. Ai kishte një diastnofikim të gjendjes rreth asaj që është diskutuar, sepse për këtë është ekspert”, tha Maloku në RTK

banner

Sipas Malokut, konferenca nuk ishte vetëm informim për kundërshtimin e propozimit të BE-së, sa ishte diagnostiofikim, e këtë sipas tij, do të duhej ta bënte dikush tjetër, “sepse jemi futur në një tog fjalësh: kam kujtua, kam mendua, kam besua’ e kjo nënkupton mosnjohurinë, mosgjeturinë rreth dialogut.

“Sa i përket qasjes së BE-së nuk po e konteston askush dhe njohësit e veprimeve politike po e  dinë së ndërmjetësuesi ka rrëshqitur keq, ka marrë anë dhe se në këtë përqasje do të pësojë fiasko”, tha Maloku, i cili përmendi faktin se dy ndërmjetësuesit në dialog, Borrell e Lajçak, vinë nga dy shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Tutje ai shtoi se dialogu është një proces që po vazhdon  dhe se sot ka një dialog që ka hasur në ngërç.

Sipas Malokut, ngërçe ka pas edhe më parë, me aktorë të tjerë, por kësaj here ka pas edhe marrje anë të ndërmjetësuesit dhe kjo e vështirëson situatën.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë, sot në konferencë për media, se propozimi i Kosovës në raundin e fundit të dialogut në Bruksel bazohej në parimin e gjithëpërfshirjes.

Ai tha se në takimin e parë me Borrell dhe Lajçak iu kërkua që të kalohet menjëherë në procesin e negocimit të statutit të përcaktuar me nenin 7 të Marrëveshjes Bazike, në lidhje me implementimin e nenit 10.

Kurti tha se me këtë rast ua bëri të qartë ndërmjetësuesve se ‘një hap i tillë nuk mund të ndërmerret pa u dakorduar për një plan të qartë të sekuencimit, duke pasur parasysh faktin se Vuçiq ka kohë që deklaron se nuk ka pranuar marrëveshjen me Kosovën dhe se do të zbatojë vetëm ato që përputhen me vijat e kuqe të Serbisë’.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy