Presidentja takon Cholletin dhe Escobarin, u thotë se SHBA është kyçe për përmbylljen e suksesshme të dialogut

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me nënsekretarit e  Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet dhe Gabriel Escobarin, emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Temë diskutimi ka qenë dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

banner

Për këtë, Osmani ka thënë se roli i SHBA-ve është kyç për të përfunduar ky proces.

Ajo ka shkruar në Twittter për rëndësinë e qasjes parimore ndaj zbaitmit të marrëveshjeve.

”Me Chollet dhe Escobar diskutuam zhvillimet në dialog. Theksova rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i SHBA-ve është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes reciproke”, ka thënë Osmani.

Më 14 shtator takimi në Bruksel ka mbaruar pa rezultat. Pas atij takimi Borrell ka thënë se Kurti nuk e ka pranuar propozimin e BE-së.

Por Kurti gjatë një adresimi për media të hënën, ka deklaruar se ka pasur koordinim në mes Vuçiqit dhe Miroslav Lajçakut, emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Pos kësaj akuze, Kurti i ka dërguar letër Uashingtonit, Berlinit, Parisit e Romës për të i njoftuar siç ka thënë ai deformimit të dialogut Kosovë – Serbi.

Çështja më e komplikuar vazhdon të mbetet ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1703886065222766976?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1703886065222766976%7Ctwgr%5E49f2e6b8cee99ee0fa6f385461f802ab7325375e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fpresidentja-takon-cholletin-dhe-escobarin-u-thote-se-shba-eshte-kyce-per-permbylljen-e-suksesshme-te-dialogut%2F

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy