Gjatë një konference për media kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndër tjera foli edhe për kërkesën për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se nëse ato do të mbahen do të zhduket opozita.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, i cili ka thënë se Kurti është mirë të tregojë se si janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit, mielli në rezervat shtetërore e paratë në energji.
Xhemaili përveç kësaj u shpreh se qasja e Kurtit në dialog është qasje e një dështaku që ka humbur aleatët dhe ka mbetur i vetëm
“Populli ynë e ka kuptuar që në qeverisjen e brendshme ka ndjellë korrupsion me Nagipin, Martinin e Ridin. Ka punësuar familjarë të funksionarëve të tij, kur ata që e votuan ende kanë mbetë në rrugë. Në planin e jashtëm ka humb çdo mik kredibil që e ka Kosova”, thuhet në reagimin e tij.